
Sulmi i Kombëtares Shqiptare është në formë të shkëlqyer. Pas Rei Manajt dhe Armando Sadikut, një tjetër futbollist vijon të tregojë vlerat në kampionatin turk.
Sokol Cikalleshi la gjurmë me skuadrën e Akhisarspor duke shënuar në përballjen ndaj Menemenspori ttë portierit Gentian Selmani dhe mbrojtësit David Domgjoni.
Sulmuesi nga Kavaja realizoi golin e dytë për skuadrën e tij, por pa mundur t’i dhurojë fitoren në fund, me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2. Ky ishte goli i parë për Cikalleshin prej muajit dhjetor ndërkohë që skuadra e tij lufton për ngjitjen në elitën e futbollit turk. (A2 Televizion)