Rikthehet Halaand, Dortmund merr përkohësisht kryesimin e tabelës

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 17:23 | Futboll
Rikthehet Halaand, Dortmund merr përkohësisht kryesimin e tabelës

Rikthimi i Erling Halaand rezultoi fatsjellës dhe motivues për Borussia Dortmund, i cili fitoi në transfertë me rezultatin 1-3 përballë Wolfsburg, për të marrë përkohësisht kryesimin e Bundesligës gjermane.

Norvegjezi la pas dëmtimin e rëndë që e la më shumë se dy muaj larg fushave dhe tregoi menjëherë se nuk e kishte harruar zakonin e tij, atë të shënimit të golave, duke realizuar të tretin për Borussia që siguroi dhe 3 pikëshin.

Në ndeshjet e tjera të kësaj jave në Bundesliga, Koln fitoi 4-1 ndaj Monchengladbah, Greuther Furth mori një humbje të thellë 3-6 nga Hoffenheim, Hertha barazoi 1-1 ndaj Augsburg, ndërsa Bochum mundi 2-1 Freiburg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos