Kartona të kuq, penallti dhe reshje shiu, Partizani bën mrekullinë në fund

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 18:54 | Futboll
Kartona të kuq, penallti dhe reshje shiu, Partizani bën

Partizani ka marrë një fitore të mundimshme përballë Teutës 2-1 në ndeshjen e radhës së kampionatit të Kategorisë Superiore.

Ndonëse në një “Elbasan Arena” të rënduar nga reshjet e shiut, të kuqtë e Dajës besuan deri në fund dhe arritën të kthejnë rezultatin vetëm në minutat shtesë të takimit.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 27 të takimit me Gjogiev falë një topi të dhënë bukur në krah nga ana e Kallakut.

Partizani tentoi disa herë të kërkonte kuadratin, por që u tregua i pasaktë përpara gardianit të “Djemve të Detit”. Barazimi erdhi vetëm në minutën e 90 nga pika e penalltisë. 6 minuta më vonë Cara shënoi dhe golin e dytë që e largon Partizanin nga zona e ftohtë e renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos