Partizani-Teuta hap fazën e dytë të kampionatit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 12:58 | Futboll
Partizani-Teuta hap fazën e dytë të kampionatit

Prej kësaj të premteje nis faza e dytë e kampionatit shqiptar, me duelin ndërmjet Partizanit dhe Teutës, dy pretendentët që deri më tani kanë zhgënjyer.

Java e 10 është shansi që të kuqtë dhe kampionët në fuqi të ndryshojnë fatin e sezonit. Partizani kërkon fitoren për t’iu larguar rrezikut të rënies nga kategoria, pasi me 9 pikë janë në zonën “play-out” aktualisht, ndërsa durrsakët kampionë në fuqi synojnë të mbeten në zonën e kupave të Europës.

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, deklaroi përpara ndeshjes: “Sigurisht që kemi krizë rezultatesh dhe Partizani nuk është mësuar me këto rezultate, por paralelisht kemi paraqitur një lojë në raport me të gjithë ekipet e tjera, ku nuk kemi qenë të dominuar, por kemi qenë dominues. Për Partizanin opsion është vetëm fitorja, pavarësisht çfarë ka prodhuar rezultati i fushës. Dihet që Teuta është kampionia në fuqi, është një ekip cinik dhe nëse i lejon hapësira të godet, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë në të dy fazat e lojës”.

Ndeshjet do të vijojnë të shtunën me përballjet Skënderbeu-Tirana dhe Vllaznia-Laçi, teksa të dielën Dinamo ndeshet me Kastriotin, ndërsa Kukësi, pasi rihapi garën për titull, do të kërkojë hakmarrjen përballë Egnatias, ekipit që në mënyrë të befasishme e eliminoi nga kupa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos