Me mbylljen e draftit për kodin zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit, u mendua se puna e Këshillit Politik përfundoi. Por, kërkesa e vazhdueshme e opozitës në Kuvend për ndryshime kushtetuese ka rivënë në funksion sërish këtë organizëm. Riaktivizimi i Këshillit Politik me përfaqësues të shtuar do të diskutoje mbi kërkesat për të cilat mazhoranca dha dakordësinë e saj, por kreu i shtetit dhe ai i opozitës këmbëngulën që ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit nuk mund të bëhen në mënyrë të njëanshme. (A2 Televizion)
Rikthehet Këshilli Politik, i bashkohen Rama, Bardhi dhe Murrizi
