
Liverpool është rikthyer te fitorja në Premier League, pas barazimit zhgënjyes të një jave më parë në minutat e fundit përballë Brighton.
“Të kuqtë” kanë triumfuar me rezultatin e pastër 4-0 përballë ekipit të Wolverhampton, i cili konsiderohet si një ndër më të vështirët e këtij sezoni në kampionatin anglez të futbollit.
Për vendasit shënuan Salah, Winaldjum dhe Matip, ndërsa goli i katërt u dërgua gabimisht në rrjetë nga Semedo.
Më ketë fitoren djemtë e Klopp ngjiten në vendin e dytë në renditje pas Tottenham, me të njëjtat pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)