Tottenham “zhyt” Arsenalin dhe merr kryesimin e Premier League

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 19:35 | Futboll
Tottenham “zhyt” Arsenalin dhe merr kryesimin e Premier League

Tottenham ka marrë kryesimin e Premier League pas fitores së pastër në derbin e Londrës ndaj Arsenal me rezultatin 2-0.

Djemtë e Mourinho po tregojnë karakter nga ndeshja në ndeshje dhe tashmë vendi i parë në klasifikim është plotësisht i merituar.

“Gjelat” kaluan të parët në avantazh me një supergol të shënuar nga koreano-jugori Son, pas një kundërsulmi që nisi nga porta e tyre. Pa mbaruar e para, Tottenham dyfishoi me Kane.

Arsenal tashmë është zhytur plotësisht në një krizë dhe nuk po munden më të dalin prej saj. “Topçinjtë” renditen në vendin e 15 në klasifikim me 13 pikë në 11 ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos