Chelsea merr kryesimin e Premier League

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 23:08 | Futboll
Chelsea merr kryesimin e Premier League

Chelsea fitoi 3-1 ndaj Leeds dhe renditet përkohësisht në vendin e parë të Premier League.

Ekipi i Frank Lampard pësoi gol që në fillim të ndeshjes, kur Patrick Bamford dërgoi topin në rrjetë për Leeds.

Olivier Giroud tregoi formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar sërish, pas 4 golave në mesjavë ndaj Sevilla, e duke barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë, Kurt Zouma dhe Christian Pulisic i siguruan Bluve të Londrës 3 pikët.

Ndërkohë, Manchester United fitoi 3-1 ndaj West Ham në transfertë, ndërsa Manchester City mposhti 2-0 Fulham. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos