
U largua nga Barcelona si i padëshiruar, por Luis Suarez është kthyer tashmë në futbollistin që po udhëheq Atletico Madrid në fushën e lojës. Uruguaiani ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 1-2 të skuadrës së Simeones në transfertën e vështirë të Alaves.
Llorente shënoi që në fillim për Atleticon, por vendasit, të cilët edhe pse kishin mbetur me një lojtar më pak, reaguan 6 minuta nga fundi, duke shënuar golin e barazimit.
Megjithatë, ndeshja nuk do të mbyllej aty, pasi Suarez shënoi golin e fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Me këtë fitore, Atletico ndodhet 2 pikë para Realit në renditje, por me dy ndeshje më pak se skuadra e Zidane. (A2 Televizion)