Chelsea në “rënie të lirë”, Manchester City i shënon 3 herë në 34 minuta

Nga A2 CNN
3 Janar 2021, 19:27 | Futboll
Chelsea në “rënie të lirë”, Manchester City i

Manchester City zhvilloi ndeshjen më të mirë deri në këtë fazë të këtij sezoni në transfertë ndaj Chelsea-t, ku triumfoi 1-3.

Gundogan, Foden dhe De Bruyne ishin autorët e golave brenda 34 minutave të para të takimit, duke bërë që skuadra e Lampard të mos kishte as mundësi reagimi në minutat në vijim.

Megjithatë, Hudson-Odoi realizoi për “Blutë e Londrës” golin e nderit në minutën e dytë të shtesës, por shumë vonë për të arritur një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Chelsea është duke kaluar një periudhë aspak të mirë në Premier League me disa ndeshje negative. Në anën tjetër, kjo fitore te City mund të shërbejë për të ngritur moralin e ekipit që tashmë gjendet në vendin e pestë me 29 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos