Rikthehet pasiguria në tregun e naftës

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 15:38 | Ekonomi

Në tregjet botërore të naftës është rikthyer pasiguria. Ajo që prodhuesit i tremben është një krizë e mundshme që do të prekë çmimet.

Sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Mohamad Samusi Barkindo deklaroi se duhet zbatuar marrëveshja dyvjeçare që është në fuqi dhe që konsiston në shkurtimin e prodhimit, si element për të kontrolluar çmimet.

Mohamed Barkindo, sekretari i OPEC

“Ne jemi të vendosur për të bërë të sigurt se nuk do të përsëritet kriza, e cila e kishte dërguar këtë industri në një spirale”, deklaroi Barkindo.

Në tregjet botërore nafta ka arritur aktualisht në 61.45 dollarë për fuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos