Rikthehet Superiorja, vëmendja në “Niko Dovana”

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 11:40 | Futboll
Rikthehet Superiorja, vëmendja në “Niko Dovana”

Pas 2 javësh pushim, këtë të shtunë, rikthehet Kategoria Superiore, ndeshje të forta dhe që mund të vendosin shumë për fatin e sezonit.

Vëmendja është në “Niko Dovana”, aty ku Partizani përballet me djemtë e Edi Martinit. Edhe pse dy skuadra me objektiva të ndryshëm në kampionat, për secilën prej tyre detyrim janë vetëm 3 pikët.

Bregdetarët duan të largohen nga zona e ftohtë, ndërsa demat mbeten një nga ekipet pretendente për titullin.

Vllaznia ka një detyrë më të thjeshtë në letër përballë Bylisit që vetëm matematika e mban akoma në lojë për të qëndruar në elitën e futbollit.

Të drejtuar nga trajneri Miloti, te Vllaznia çështja më e përfolur është rikthimi i Liridon Latifit që pritet të jetë një nga pikat e forta në kampin shkodran. Në duelin tjetër të së shtunës, Kukësi përballet me Egnatian, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të luhen të dielën. Tirana pret në Elbasan Erzenin, ndërsa Kastrioti-Laçin.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos