
"Këto kanë qenë zgjedhjet më të trukuara që ka njohur ndonjëherë historia amerikane, një mashtrim absolut".
Kjo është deklarata më e fundit e Donald Trump, dhënë për mediat, në intervistën e parë pas zgjedhjeve që nxorën fitues kandidatin demokrat, Joe Biden.
Në këtë formë, presidenti iu rikthye retorikës së ditëve të para pas zgjedhjeve duke kundërshtuar procesin në shtete si Wisconsin, Michigan, Pennsylvania dhe Georgia. Sipas republikanit Trump, "Biden nuk ka marrë 80 milionë vota".
Edhe njëherë, ai u duk i vendosur për ta çuar deri në fund betejën që ka nisur. "Shpresoj të ketë ende një rrugë për të vërtetuar fitoren time, për të mirën e kombit, por është e vështirë për t’i dërguar provat tona para Gjykatës së Lartë, sepse kjo është një vendimmarrje e madhe për ta". (A2 Televizion)