Vaksina e Iranit do të quhet “Martiri Fakhrizadeh” në nder të shkencëtarit bërthamor

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2020, 14:06 | Bota
Vaksina e Iranit do të quhet “Martiri Fakhrizadeh” në nder

Kreu i njësisë qeveritare për luftën kundër koronavirusit në Iran, Alireza Zali, njoftoi se vaksina e prodhuar në Iran, e cila u bë falë përpjekjeve të ekspertit dhe shkencëtarit bërthamor Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra të premten, ka arritur fazën e testimit njerëzor".

 “Vaksina do të marrë emrin e "Martirit Fakhrizadeh" në kujtim të shkencëtarit” - shtoi ai.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 389 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 47,875. Në 24 orët e fundit dhe 12,950 persona kanë rezultuar pozitivë duke e çuar numrin e infeksioneve në në vend në 948,749.

Kjo u njoftua nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Sima Lari, i cili shtoi se rreth 5,859 të infektuar janë në kujdes intensiv dhe 658,292 të tjerë janë rikuperuar. Deri më tani në Iran janë kryer 6,081,952 teste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos