Rikthimi i basteve, reagon Meta: Rama kujton se mund të luajë bixhoz me të ardhmen e vendit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 12:41 | Politikë
Rikthimi i basteve, reagon Meta: Rama kujton se mund të luajë bixhoz

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi për rikthimin e basteve sportive në vend, duke theksuar se kryeministri Edi Rama po përpiqet që të vendosë monopolin e familjes së tij edhe në lojërat e fatit.

“Ky është treguesi i koherencës së jashtëzakonshme të një delenxhiu që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale, vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Se kush e pengoi 10 vite këtë të ndihmojë sportin dhe mos të çojë lekët për të vjedhur me qindra milionë euro me inceneratorë e shpenzime të fryra? Është thjesht për të vendosur monopolin e familjes së tij edhe në lojërat e fatit. Ky është kaq aventurier sa kujton se mund të luajë në bixhoz dhe të vërë bast me të ardhmen e vendit”, tha Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/31/bastet-dhe-formalizimi-i-tyre-ylli-shteti-te-kontrolloje-agjencite-e-basteve-dhe-sporti-te-perfitoje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos