Rikthimi i kazinove/ A lidhen paratë e kumarit me financimin e fushatës?

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 19:59 | Politikë
Rikthimi i kazinove/ A lidhen paratë e kumarit me financimin e

Përdorimi i parave të krimit në fushata zgjedhore ka qenë një nga shqetësimet, por edhe akuzat, e shumë periudhave post-elektorale. Emra dhe shifra artikulohen, ndërkohë që shumë pak persona kanë përfunduar pas hekurave nën këtë akuzë.

Rikthimi i kazinove në kryeqytet, që kryeministri dikur i quante burim financimi për krimin, përveç fshehtësisë me të cilën u mor vendimi, u kritikua dhe për tempizmin, që përkon në distancë të afërt kohore me garën e ardhshme elektorale.

Pothuajse 7 muaj para zgjedheve, a rrezikon të shkojë një pjesë e përfitimeve nga hapja e kazinove, për të financuar fushatën zgjedhore? Ekspertët thonë se pavarësisht ashpërsimit të kodit, ka shtigje.

“Mund të jetë një nga mundësitë që do të ndihmojnë për qarkullimin e këtyre mjeteve financiare. Nuk kemi asnjë mekanizëm të ngritur që i monitoron ato”, tha Premto Gogo.

Kodi Zgjedhor i ndryshuar këtë verë nuk lejon donacione më të mëdha se 1 milion lekë: “Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksionar i tij nëse ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 3 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Ky ndalim zbatohet edhe në rastin e nënkontraktimeve apo të kontratave të partneritetit publik privat”.

Anasjellas, kush ka financuar fushatën, nuk përfiton tendera apo kontrata me vlerë më shumë se 10 milionë lekë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos