
Kritika në Kuvendin Kombëtar të demokratëve kryefjalë pati Mark Markun.
Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës dha një shembull konkret se pse metodologjia e analizës nuk ishte e saktë. Por Mark Marku pati kritiket e tij pasi pranoi të kandidonte edhe pse më herët kishte qenë në komisionin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.
Edhe pse duke ju dhënë të drejte, Marku shpjegon arsyet se pse nuk e refuzoi shkeljen e parimit që ishte vendosur për të dhe anëtarët e ekipit përzgjedhës
Marku thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim për masakrën elektorale, linjë që e mbështeti fort që pas mësimit të rezultatit të humbjes.
Por me hapjen e garës për kryetarin priste nga Lulzim Basha një ofertë të re ose rikthim tek tezat e 2017-ës për Republikë të Re.
I pyetur se sa real është paralajmërimi për lënien e mandatit të deputetit, Marku tha se nuk heziton të marrë vendime për situata që nuk janë në harmoni me idetë që ai mbron. (A2 Televizion)