Kuvendi Kombëtar, “Grupi për PD-në”: Ishte në kundërshtim me statutin, kush manipulon votat në partinë e tij, nuk fajëson dot tjetrin

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 10:01 | Politikë
Kuvendi Kombëtar, “Grupi për PD-në”: Ishte në

Dy ditë pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, vjen reagimi i “Grupit për PD-në”, që kundërshton lidershipin e Lulzim Bashës në parti.

Sipas deklaratës së grupit, Kuvendi i mbajtur është zhvilluar në kundërshtim me rregullat statutore të Partisë Demokratike.  

“Jo vetëm vendimet që u morën ishin antistatutore, por edhe fryma që u përcoll ishte antidemokratike dhe antieuroatlantike. Mungesa e një analize të thellë nga anëtarësia, për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, por e përgatitur me shpejtësi nga grupe lobiste, si dhe mosmarrja e përgjegjësisë, deri në deklarimin e humbjes si fitore, ishin butaforike dhe nuk përafrohej aspak në asnjë formë me Kuvendet e PD-së deri në vitin 2018”, thuhet në deklaratë.  

Deklarata akuzon liderin Basha për parregullsi, dhe se “ai që manipulon votat dhe zgjedhjet në partinë e tij, nuk ka mundësi të fajësojë tjetrin për të njëjtin krim. Bojkotimi që i bënë mijëra anëtarë të partisë këtij Kuvendi, numrat e fryrë qëllimshëm nga zyrat e kontrolluara në PD, për të treguar përkrahjen për liderin suprem, si dhe votimi e numërimi natën i anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar, treguan edhe një herë mendësinë me të cilën udhëhiqet PD-ja sot”.

https://a2news.com/2021/07/17/kuvendi-kombetar-i-pd-basha-masakra-nuk-ndodhi-ne-nje-dite-rama-doshi-kane-punuar-ethshem-ne-nuk-hoqem-dore-nga-vlerat/

Në deklaratë flitet edhe për propozime klienteliste të kandidatëve të Kuvendit, “që nuk përfaqësojnë gjerësisht anëtarësinë. Në këtë mënyrë dhe formë, PD-ja nuk mund të bëhet forcë udhëheqëse, por çdolloj përpjekje për të vazhduar kapjen e saj, do të jetë e dështuar.

“Grupi për PD-në” ka në brendësi figura të njohura brenda partisë opozitare, si Arben Imami, Edith Harxhi, por edhe vetë ish-presidenti, Bujar Nishani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos