Hasbulla firmos me UFC dhe konfirmon ndeshjen e tij të parë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 11:24 | Sporte të tjera

Hasbulla Magomedov ka firmosur me UFC një kontratë 5-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është shumë i famshëm.

“Zërat janë të vërteta. Kam nënshkruar kontratë për t’u ndeshur në UFC. Detajet do të bëhen të ditura në fund të vitit”, lexohet në postimin e Hasbullës, i cili ka 2,1 milionë ndjekës në Instagram dhe 4,3 miliardë shikime në TikTok.

https://a2news.com/2022/09/13/hasbulla-ne-ufc-do-te-paguhet-edhe-me-shume-sesa-luftetaret/

Connor McGregor postoi një fotomontazh të tijin me Hasbullën, por e fshiu më pas. Vetë Hasbulla u përgjigj duke i thënë ish-kampionit irlandez: “Pse i fshin postimet sa herë që të përgjigjem unë? Dana White dhe UFC, ju lutem, bëni të mundur të ndeshem me këtë pulë, do ta ha të gjallë. Jam shumë i uritur, do ta shkatërroj me shpirtin tim sa një mal. Vëllai im Khabib e shkatërroi atë bashkë me skuadrën, tani është radha ime”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/05/une-jam-me-i-famshem-ai-vetem-topit-i-bie-hasbulla-sulmon-cristiano-ronaldon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos