
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bëri me dije se “këtë fundvit, do të jetë një numër i madh familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre”, dy vite pas tërmetit të nëntorit 2019.
“Fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë, në 35 miliardë lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit, që të kthejmë në shtëpitë e tyre apo në shtëpi të reja, personat që në vitin 2019 u detyruan të largohen nga banesat”, tha Ahmetaj.
“Dua të ritheksoj që programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë. Këtë fundvit, do të jetë një numër i madh familjesh që do të kthehen në shtëpitë e tyre pas gati dy vitesh”, shtoi zv/kryeministri. (A2 Televizion)