Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka kërkuara bashkisë së Tiranës dhe qeverisë që të ndalë propagandën në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në disa zona të vendit dhe të ndihmojë sa më shpejt qytetarët.
Sipas Tabakut, banorët e kësaj zone e kanë të qartë situatën dhe ndihmën dhe zgjidhjen e presin nga opozita.
“E vërteta e Zall Herrit dhe gjendjes së mjeruar nuk mbulohet dot me propagandën e zvjerdhur me regji qendrore. Kanë 8 muaj që gënjejnë shqiptarët nga Durrësi në Tiranë, nga Lezha në Krujë se do t’u rregullojnë shtëpitë dhe i kanë lënë më çadra edhe pa shtëpi.
Vizita e Veliajt me regji dhe kamera që kanë vlerën e investimit të rrugëve në Zall Herr nuk i shërben askujt veç atij që mashtron dhe nuk punon. Banorët e kësaj njësie duhen ndihmuar sepse nuk kanë kurrgjë dhe sot janë në zgrip të varfërisë dhe jo të përdoren si kavie për eksperimentet e Rilindjes.
Banorët e kësaj zone e kanë të qartë situatën, ndihmën dhe zgjidhjen e presin nga opozita. Pasi ne jemi më pranë tyre se sa propaganda e kryebashkiakut që i mban me gënjeshtra dhe kujtohet për ta vetëm kur opozita është aty”, shkruan Jorida Tabaku. (A2 Televizion)