Procesi i rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 viijon të jetë i ngadaltë. Në total, përballë nevojave prej 1 miliard eurosh, deri më tani nga nisja e këtij programi, nga buxheti i shtetit janë përdorur vetëm 134 milionë euro. Vetëm gjatë muajit janar, nga 800 milionë lekë shpenzime të planifikuara për këtë proces, u përdorën vetëm 6 milionë lekë. (A2 Televizion)
Rindërtimi, i ngadaltë. Në janar u shpenzuan vetëm 6 milionë lekë nga 800 milionë të planifikuara
