Rindërtimi i Turqisë, SHBA-ja premton gjithë ndihmën e nevojshme

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 07:37 | Bota
Rindërtimi i Turqisë, SHBA-ja premton gjithë ndihmën e

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nisi vizitën e tij zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu vendas, Mevlut Cavusoglu.

Shefi i diplomacisë amerikane vizitoi disa nga zonat e prekura nga tërmeti i 6 shkurtit dhe premtoi se Uashingtoni do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për Ankaranë në procesin e saj të rindërtimit.

Të dy diplomatët diskutuan gjithashtu në bazën ajrore Incirlik dhe rreth nevojave që ka Turqia në këtë situatë emergjence.

Juglindja e Turqisë u godit nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7 ballë, të cilët deri tani kanë shkaktuar 46 mijë viktima dhe qindra mijëra të pastrehë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos