Rinis vaksinimi në rrethe, qytetarët po marrin dozën e dytë të vaksinës kineze

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 11:28 | Aktualitet
Rinis vaksinimi në rrethe, qytetarët po marrin dozën e dytë

Pas disa ditëve mungesë, në Vlorë, Korçë dhe Pogradec rifillon procesi i vaksinimit me vaksinën kineze Sinovac. Dozat e ardhura kanë nisur të përdoren te qytetaret të cilët prej një jave duhej të kishin marrë dozën e dytë të vaksinës kineze.

Epidemiologu Agron Bashllari, shprehet se në fokus tani është vaksinimi i punonjësve të operatorëve turistikë edhe me vaksinën ruse.

“Aktualisht po punojmë me vaksinën ruse, veçanërisht në shkollën “Naim Frashëri”, ku fokusi është kontingjenti i operatorëve turistik”, thotë epidemiologu nga Vlora.

Edhe në Korçë dhe Pogradec kanë mbërritur rreth 1500 doza të vaksinës kineze, të cilat do të përdoren kryesisht për të kryer dozën e dytë të qindra qytetarëve që kanë qenë në pritje.

Ndërkohë që vaksinimi po vijon, është shënuar një rënie edhe e numrit të të infektuarve të rinj, ku ka qytete që prej disa ditësh nuk kanë shënuar asnjë rast të personave të infektuar me covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos