
Nëse më parë klasat e sistemit arsimor parauniversitar kishin problematikë mbipopullimin me nxënës, tanimë tendenca është e kundërt dhe në fokus të punës së drejtorive arsimore tani është gjetja e mënyrës se si t'i angazhojnë mësuesit. Në Vlorë të dhënat zyrtare flasin se këtë vit të ri arsimor janë regjistruar 1662 nxënës më pak se vitin e kaluar.
Dhe sfida e Drejtorisë Rajonale Arsimore është se si të mbajnë të hapura shkollat kryesisht në zonat rurale.
Investimet në infrastrukturën e disa shkollave është një tjetër emergjencë për disa nga shkollat e bashkisë së Vlorës, në mënyrë që të ofrohen kushte sa më normale për nxënësit, edhe aty ku numri i tyre është i vogël. (A2 Televizion)