Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në rrugët e Tiranës

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 09:29 | Aktualitet
Dita e parë e shkollës, trafik i rënduar në rrugët e

Ditën e sotme ka pasur një shtim të fluksit të automjeteve nëpër rrugët e Tiranës, si në çdo ditë të parë të shkollës.

Nga ana tjetër, Policia Rrugore e ka menaxhuar me sukses.

https://a2news.com/2022/09/12/nis-sot-viti-i-ri-shkollor/

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kërkoi angazhim maksimal sa i përket fluksit të qarkullimit, për të mundësuar që të gjithë prindërit që çojnë fëmijët në shkollë, të mos pengohen.

Gjithashtu, është kërkuar nga të gjitha strukturat e policisë që të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mësuesit dhe bordet e prindërve, për të shmangur çdo fenomen që mund të cenojë rendin nëpër shkolla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos