
Këshilltari i CDU-së, Martin Henze, pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri për hir të zgjidhjes së krizës dhe ruajtjes së rendit demokratik, ka përgëzuar Kreun e Shtetit.
Në Twitter, Henze e cilësoi Metën si një “burrë dhe një demokrat të vërtetë në Gadishullin e Ballkanit Perëndimor”.
Sipas Henze, Presidenti Ilir Meta e shpjegoi qartësisht se çfarë duhet bërë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë.
“Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë”, theksoi Henze. (A2 Televizion)