
E kush mund ta mendonte që kjo këngë, e cila i solli shumë sukses këngëtares Katy Perry, do të ishte e kopjuar. Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara mori një vendim kundër solistes për këngën “Dark Horse” të publikuar në vitin 2013.
Katy Perry paraqiti prova konkrete në gjyqin që zgjati një javë, duke mohuar të ketë dëgjuar këngën “Joyful Noise” të publikuar nga Flame në vitin 2009 përpara se të regjistronte këngën e saj. Madje ajo ofroi të performonte “Dark Horse” në sallën e gjyqit, por avokatët i treguan se nuk mund ta luante këngën për shkak të një defekti në sistemin e zërit të gjykatës.
Pavarësisht këtyre tentativave, juria vendosi kundër Katy Perry. Gjatë seancës, ekipi mbrojtës i këngëtares i përshkroi meloditë e dyja këngëve si të përafërta, por pretendoi që reperi Flame nuk mund të kërkonte të drejtat e autorit. Një kërkesë e rrëzuar nga gjyqtarët, të cilët tashmë do të duhet të vendosin dhe kushtet e dëmshpërblimit.
“Dark Horse” u publikua në vitin 2013, si pjesë e albumit të katërt të Katy Perry dhe është një ndër hitet më të mëdha të saj. Ka shitur mbi 13 milionë kopje në të gjithë botën dhe numëron 2.6 miliardw shikime në You Tube. (A2 Televizion)