Rita Ora ndez skenën në Eurovision që në prova

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 19:42 | Showbiz

Rita Ora ka shkëlqyer që në prova në skenën e Eurovision, gjysmëfinalja e të cilit do të mbahet këtë të martë në Liverpul.

32-vjeçarja me origjinë shqiptare është e ftuar në festivalin e këngës, i cili një vit më parë u fitua nga Ukraina, por për shkak të luftës do të mbahet në Angli.

Rita me energjinë dhe interpretimin e saj dhuroi një atmosferë elektrizuese, ndërsa do të zbresë në skenë mbrëmjen e së martës sërish në natën e parë gjysmëfinale.

Këtë edicion të Eurovision, Shqipëria do të përfaqësohet me këngën “Duje” nga Albina & Familja Kelmendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos