Rithehen viktimat nga koronavirusi, rriten rastet e reja

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 19:50 | Bota
Rithehen viktimat nga koronavirusi, rriten rastet e reja

Vijon të marrë jetë pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Një 80 vjeçarë nga Tirana nuk ka mundur t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës duke e çuar në 3596 bilancin e fataliteteve që nga nisja e pandemisë.

23 persona të tjerë rezultuan të infektuar në 24 orë, ndërkohë që në spital nuk ka asnjë pacient që po kurohet për koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 406 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 23 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 7 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Fier, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Krujë, Kolonjë.

Janë 220 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SarsCov2, një qytetare 80 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,836 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                23

Të shëruar në 24 orë             10

Të shtruar në spitale             0

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                       406

Testime totale                   2,017,208

Raste pozitive                      332,652

Raste të shëruara                  328,836

Raste Aktive                             220

Humbje jete                              3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    170

Gjirokastër                14

Fier                           10

Durrës.                      7

Lezhë.                        5

Berat.                        5

Vlorë                         4

Korçë.                       3

Shkodër                 2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos