Rithemelimi thotë “jo”, Noka: Manipulojnë me firma fiktive vullnetin e deputetëve

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 16:37 | Politikë
Rithemelimi thotë “jo”, Noka: Manipulojnë me firma fiktive

Ofertën e Enkelejd Alibeajt, Komisioni i Rithemelimit e cilësoi si tentativë për të manipuluar vullnetin e demokratëve.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Flamur Noka u shpreh se bashkimi i PD-së do të vijë nëpërmjet votës së lirë dhe se askush nuk mund të manipulojë me firma fiktive vullnetin e deputetëve dhe grupit parlamentar.

“Askush nuk do mundet më të organizojë procese ku 1958 karrige të lexohen si 5004 delegatë.

Askush nuk do mundet më, të zëvendësojë votën e lirë me blinda apo gaz lotsjellës.

Askush nuk mundet më të manipulojë me firma fiktive vullnetin e deputetëve dhe grupit parlamentar të PD.

Por në asnjë rast, dhe në asnjë rrethanë, procesi i nisur prej muajsh nga Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe i rikonfirmuar bindshëm nga vota e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, nuk do të ndalojë!

Mirëpresim të gjithë ata që janë bërë apo kërkojnë të bëhen pjesë e këtij procesi, por nuk do të lejojmë askënd që ta pengojë atë për shkak të frikës që Basha-Alibeaj kanë nga përballja me vullnetin e demokratëve.

Të gjithë ne deputetë apo anëtarë të thjeshtë jemi të detyruar të  pranojmë vendimet e kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit që detyroi proces zgjedhor dhe Kuvendin e radhës”, u shpreh mes të tjerash Flamur Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos