Rivali i Trump brenda republikanëve shpall kandidaturën për president

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 21:36 | Bota
Rivali i Trump brenda republikanëve shpall kandidaturën për

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis do të shpallë nesër kandidaturën e tij nga radhët e republikanëve gjatë një eventi me Elon Musk.

Shefi i Twitter do të organizojë një takim nesër pasdite në orën 18:00 ku më pas do të shfaqet dhe një video që shpall fushatën e Ron DeSantis.

Kandidatura e guvernatorit pritet të jetë më e forta përballë ish-presidentit Donald Trump në radhët e republikanëve, i cili gjithashtu kërkon të marrë mandatin e partisë për të synuar sërish Shtëpinë e Bardhë.

Nuk është e qartë nëse Musk po shpreh mbështetje për fushatën e guvernatorit të Floridës, duke e organizuar prezantimin në platformën e tij.

NBC raportoi se ngjarja do të moderohet nga sipërmarrësi i teknologjisë David Sacks, një mbështetës i zotit DeSantis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos