
Franck Ribery dhe Arjen Robben i kanë dhënë fund karrierës me Bayern Munchen pas më shumë se një dekade të lavdishme dhe të mbushur me trofe.
Dy legjendat bavareze, së bashku me veteranin tjetër Rafinha, u përshëndetën për herë të fundit me stafin dhe lojtarët në një ditë që padiskutim do të mbetet gjatë në memorien e mbështetësve të Bayern.
Si Robben, ashtu edhe Ribery e mbyllën aventurën e tyre në Gjermani në mënyrën më të mirë të mundshme.
Së bashku ata shënuan në takimin më vendimtar, në ndeshjen e fundit që i mundësoi bavarezëve edhe titullin e shtatë me radhë. (A2 Televizion)