Kanë kaluar 22 vjet, e megjithatë Roberto Carlos nuk e ka harruar ekzekutimin e goditjes së dënimit më të famshme në botë, e cila u kthye në objekt studimi shkencor. Në një ndeshje kundër Francës, në një turne miqësor të zhvilluar në vitin 1997, bota u mahnit nga trajektorja e paimagjinueshme e topit të goditur nga mbrojtësi brazilian.
Roberto Carlos është larguar nga futbolli prej vitesh, por vazhdon të dhurojë spektakël në fushat e vogla të futbollit. Tani në moshën 46-vjeçare, ai përsëriti magjinë e vitit 1997 dhe videon e publikoi në adresën e tij zyrtare në Instagram. (A2 Televizion)