Roger Federer, lamtumirë mes lotësh

Nga A2 CNN
24 Shtator 2022, 09:37 | Sporte të tjera

Roger Federer i ka dhënë lamtumirën tenisit. Në një ndeshje dyshe, ku luajti në çift me rivalin dhe mikun Rafael Nadal, zviceriani u përcoll nga O2 Arena e Londrës mes ovacionesh dhe lotësh.

Pas ndeshjes, që Federer-Nadal humbën ndaj çiftit Tiafoe-Sock, të gjithë tenistët e pranishëm në Laver Cup përqafuan 41-vjeçarin, i cili u tërhoq pas më shumë se 1200 ndeshjesh të fituara, 103 tituj ATP, 20 Grand Slam, një medalje të artë në Olimpiadë dhe një Kupe Davis.

"Sot ishte një ditë e mrekullueshme për mua. Jam i lumtur, nuk jam i trishtuar. Vendosa të tërhiqem në një turne ekipor, pasi nuk doja të ndihesha i vetmuar", tha Federer mes lotësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/16/te-gjithe-titujt-e-roger-federer-ne-karriere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos