Mbi 40 persona të ndaluar në protestë, shkelen masat antiCovid, mbahen në një ambient 7 m2

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 17:10 | Aktualitet
Mbi 40 persona të ndaluar në protestë, shkelen masat antiCovid,

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 30-40 persona për aktet e dhunës në selinë dhe oborrin e Partisë Demokratike.

19 nga personat e ndaluar po mbahen në ambientet e komisariatit nr.1 në Tiranë ku po kryen dhe të gjitha veprimet proceduriale ndaj tyre.

Bëhet me dije se 19 personat e ndaluar në këtë komisariat po mbahen në një dhomë izolimi 7 m2 duke shkelur në këtë mënyrë dhe masat kundër koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos