Roko Vata shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Djali i ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Rudi Vata, po fillon të lërë shenjë me skuadrën e Celtic.
Në miqësoren e zhvilluar ndaj austriakëve të Viener Viktoria, ai arriti edhe të gjente rrugën e rrjetës. Edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, Vata shënoi një supergol dhe mbylli çdo llogari të sfidës me shifrat 7-0.
Një paraqitje e mirë për talentin kuqezi, që edhe një herë tregoi se mund të jetë pjesë e skuadrës së parë, si një alternativë për mesfushën dhe sulmin.
Aktualisht, 17-vjeçari përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare. (A2 Televizion)