
Teuta është gati për të ndërtuar një skuadër nga e para. Këtë të mërkurë klubi durrsak njoftoi se ka mbyllur bashkëpunimin me Asion Dajën, Jahmir Hykën dhe Ruben Akuah.
Asion Daja ishte pjesë e Teutës në dy sezonet e fundit ku Teuta u shpall dhe Kampione e Shqipërisë ndërsa Akuah u bë pjesë e bregdetarëve vitin e fundit.
Ndërkohë për Hykën eksperienca tek durrsakët zgjati vetëm 6 muaj dhe pa mundur te le gjurme. Deri me tani afrimi i vetëm tek klubi durrsak është shkodrani Uheid Hoxha. (A2 Televizion)