
Tirana është mposhtur minimalisht në ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Champions League ndaj Dudelange në Luksenburg dhe tashmë gjithçka do të vendoset në Air Albania pas një jave.
Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë thuajse të barabartë me kundërshtarët, por rastet e pastra për shënim munguan. Ndërkohë, në pjesën e dytë, bardheblutë patën një mundësi të mirë për ta vënë në vështirësi kundërshtarin në minutën e 54-t kur Kirch mori kartonin e dytë të verdhë. Megjithatë, skuadra e Shehit nuk mundi të shfrytëzonte epërsinë numerike dhe vetëm 13 minuta më pas, Limaj largohet edhe ai me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 71 erdhi edhe goli i vetëm i kësaj sfide, ku vendasit kaluan në avantazh me anë të Hassan M.
Pavarësisht humbjes, tashmë Tirana ka shanset e saj për të luajtur në ndeshjen e kthimit në prani të tifozëve të zjarrtë bardheblu për të kaluar në fazën e ardhshme të Champions League. (A2 Televizion)