Bayern tallet me Barcelonën: Rrezikoni të falimentoni

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 17:11 | Futboll
Bayern tallet me Barcelonën: Rrezikoni të falimentoni

Në betejën e nervave për Robert Lewandowski, Bayern nuk humbet shansin të ironizojë me Barcelonën. Të zemëruar për presionin e vazhdueshëm mediatik nga Spanja dhe ndikimin negativ të situatës te sulmuesi, kampionët e Bundesligës nuk janë kursyer.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Bayern-it, kanë njoftuar homologët katalanas se duhet të parapaguajnë shifrën e plot të kartonit të Lewandowski-t.

Argumenti i përdorur lidhet me faktin se “bavarezët besojnë që për shkak të krizës së thellë financiare, Barcelona rrezikon të mos ekzistojë më pas një apo dy vjetëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos