
Real Madrid është edhe njëherë në krye të klasifikimit në kampionatin spanjoll. Madrilenët rimorën komandën e La Ligas pas fitores 2-0 përballë Mallorca.
Një gol i Vinicius në pjesën e parë dhe një goditje dënimi e ekzekutuar mjeshtërisht nga kapiteni Sergio Ramos në pjesën e dytë ishin mjaftueshëm për madrilenët që të mbyllnin llogaritë e këtij takimi.
Përballja mes Real dhe Mallorca është pjesë e librave të historisë jo prej rezultatit të këtij takimi, por për shkak të rekordit që u thye nga skuadra mike, e cila aktivizoi në fushë një futbollist 15-vjeçar, Luka Romero, i cili u kthye në lojtarin më ri të historisë së La Ligas që përfshihet në një ndeshje zyrtare. (A2 Televizion)