
Shtyhet nisja e stërvitjes tek ekipi i Romës. Shoqëria verdhekuqe vendosi të anulojë grumbullimin e parë të ekipit që ishte parashikuar për pasdite pas publikimit të lajmit se Bruno Peres dhe Justin Kluivert kishin rezultuar të prekur me koronavirus.
Me dy rastet e fundit shkon në 4 numri i lojtarëve të infektuar në Trigoria pas Mirantes dhe Carles Perez. Për këtë arsye klubi vendosi të anulojë grumbullimin dhe të organizojë një seancë tjetër tamponësh.
Bruno Peres e tha vetë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku tha se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se nuk ka asnjë simptomë, por do qëndrojë për disa ditë në izolim. Pak orë më vonë erdhi dhe lajmi se Kluivert ishte i infektuari i radhës më koronavirus tek ekipi i Romës. (A2 Televizion)