Ronaldo “godet” djalin, por kupën nuk e lëshon!

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 15:25 | Futboll
Ronaldo “godet” djalin, por kupën nuk e lëshon!

Cristiano Ronaldo është padyshim ndër lojtarët më të mirë në botë, madje disa thonë më i miri.

Por konsensusi ulet ndjeshëm kur flitet për simpatinë e tij. Shumë e akuzojnë për egoizëm, dhe pamjet e kapura nga kamerat gjatë ceremonisë së fitores së kampionatit nga Juventusi nuk  e përmirësojnë  situatën. Ylli portugez, me kupën  e kampionatit në dorë, godet pa dashje djalin e tij  Cristiano Jr.

https://www.facebook.com/SkySports/videos/290713075149730/

Goditje jo e fortë, por gjithsesi e rrezikshme sepse e kap 8 vjeçarin në sy. Por Ronaldo nuk duket sikur shqetësohet nga ky aksident i vogël, dhe përqendrohet tek ceremonia, ku padyshim është protagonisti absolut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos