35-vjetori është një ditë e shënuar për këdo, por për Cristiano Ronaldo-n u bë edhe më e bukur për shkak të dhuratës që i kishte bërë e dashura, Georgina Rodriguez. Modelja, e cila do të prezantojë këtë vit edhe festivalin e Sanremo-s, i kishte blerë sulmuesit portugez një makinë SUV, një Mercedes Benz G Class, Brabus, me vlerë mbi 700 mijë euro.
Në një video të postuar në rrjetet sociale nga vetë Georgina, Ronaldo, i cili ka në koleksionin e tij të makinave disa nga modelet më të shtrenjta, gjithsesi mbetet pa fjalë nga dhurata surprizë, të cilën e mori në një restorant në Torino. (A2 Televizion)