Një rikthim tek ekstravaganca, është ajo që parashikojnë stilistët për tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve Oscar në 10 shkurt.
“Kishte vite kur ekstravaganca ishte minimale. Njerëzit vishnin kostume dhe zgjidhnin të zezën klasike. Por mendoj që po i rikthehemi ekstravagancës dhe mendoj se shumë ngjyra, forma e temina do të shfaqen këtë vit në tapetin e kuq”, tha stilistja Katie Keim.
Të kesh paraqitjen perfekte në Oscar, është një zgjedhje që mund t’i sigurojë personazheve të botës së kinemasë, vëmendje të mirë dhe të keqe.
“Ceremonia e çmimeve Oscar përfaqëson ndërthurjen e më të mirës nga bota e filmit dhe modës, kështu veshja që zgjedh duhet të jetë e veçantë. Të gjithë e rrisin pak bastin dhe zgjedhin diçka ndryshe, por pa e tepruar”, shtoi stilistja Keim.
Ngjyrat drithëruese dhe ndërthurja e nuancave, si ajo mes të kuqes dhe rozës janë trendi që ekspertët presin te shohin në këte sezon çmimesh. Teminat do të jenë kudo sipas tyre.
Edicioni i 92 i Academy Awards do të zhvillohet në “Dolby Theater” më datën 10 shkurt. (A2 Televizion)