Aktorja Scarlett Johansson është e mbyllur përsa i përket jetës së saj private, por shfaqjet e saj publike të fundit me një unazë të madhe në gisht kanë zbuluar se protagonistja e “The Avengers” është fejuar me partnerin e saj, Colin Jost.
Në Comic-Con, aty ku u njoftua se Johansson do të shfaqet në filmin “Black Widow” së shpejti, vëmendjen e tërhoqi unaza e saj, që ka diamant 11 karat dhe mendohet se kushton rreth 400 000 dollarë.
Gjithashtu, mendohet se unaza është një James de Givenchy of Taffin. (A2 Televizion)