Rrahën për vdekje një 14-vjeçar, pezullohen nga detyra dhe nis hetimi për 5 policë

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 19:10 | Bota

Pesë oficerë policie janë pezulluar nga detyra, pas rrahjes për vdekje të një 14-vjeçari gjatë disa ngjarjeve të ndodhura pak ditë më parë.

Sipas Zyrës së Guvernatorit të Dijarbakirit, me anë të një deklarate për mediat, ka reaguar në lidhje me pretendimet se një djalë 14-vjeçar është rrahur për vdekje në lagjen “Lice”.

Në këtë deklaratë thuhet se, adoleshenti i rrahur është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore dhe një ditë më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se, ndaj personelit që ka ushtruar dhunë ndaj të ndjerit, ka nisur tanimë edhe një hetim.

Guvernatori nuk ka nguruar të qortojë edhe mediat, të cilat sipas tij, aknë dhënë informacione të deformuara, me qëllim provokimin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/28/tjeter-rast-dhune-mes-te-miturash-ne-bathore-rrihen-vajzat-e-klases-se-gjashte/
https://a2news.com/2023/02/22/dhunuan-politikanin-shqiptar-arrestohen-dy-police-ne-malin-e-zi/
https://a2news.com/2023/02/15/pamjet-e-oficerit-te-policise-qe-dhunon-te-riun-ne-pogradec/
https://a2news.com/2023/01/24/ushtruan-dhune-dhe-abuzuan-me-pacientet-e-psikiatrise-15-te-arrestuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos