Rrahmani fiton duelin me Veselin, Napoli ngjitet në vendin e dytë

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 17:33 | Futboll
Rrahmani fiton duelin me Veselin, Napoli ngjitet në vendin e dytë

Napoli ka fituar me rezultatin 4-1 derbin ndaj Salernitanës, në një ndeshje ku Amir Rrahmani dhe Frederik Veselin ishin protagonistë, për mirë dhe për keq.

Rrahmani shënoi golin e tretë për Napolin, në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që Veseli shkaktoi dy penallti dhe u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, duke lënë ekipin me 10 futbollistë që në minutën e 51.

Golat e tjerë për Napolin u shënuan nga Juan Jesus, Mertens dhe Insigne. Me këtë fitore, Napoli kapërcen përkohësisht Milanin në klasifikim, duke e parë veten në vendin e dytë, 4 pikë pas Interit kryesues.

Ndërkohë, vijon momenti pozitiv i Spezias së Rey Manajt. Ekipi i sulmuesit të kombëtares, pasi mposhti Genoan dhe Milanin, fitoi edhe ndaj Sampdorias në shtëpi, me rezultatin e ngushtë 1-0. Manaj luajti 74 minuta në këtë sukses, që e ngjit Spezian në vendin e 14 të Serisë A, me 25 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos