
Dzeko i ka dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij në ndeshjen e rashës së Serie A.
Zikaltërit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-1 në përballjen ndaj Venezia vetëm në minutën e 90 të takimit falë golit të boshnjakut.
Ndonëse miqtë kaluan të parët në avantazh, Interi gjeti fuqinë dhe përmbysi një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin kampion.
Tashmë Interi shkëputet me 5 pikë ndaj Milanit të vendit të dytë i cili të dielën duhet të përballet me Juventusin. (A2 Televizion)