Napoli ngjitet i vetëm në krye të renditjes së Serisë A, pasi mposhti 4-0 Udinesen në transfertë, në javën e katërt.
Amir Rrahmani, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, shënoi golin e dytë për ekipin e drejtuar nga Luciano Spalletti, duke qenë edhe një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes.
Golat e tjerë për Napolin u shënuan nga Osimhen, Koulibaly dhe Lozano.
Me këtë fitore, të kaltërit e shohin veten me pikë të plota (12) në kryesim, ndërkohë që Milan dhe Inter ndjekin secili me nga 10 pikë. (A2 Televizion)